Memushaj: E rëndësishme që u rikthyem te fitorja

11/06/2017 00:00

Autori i golit të tretë, Ledian Memushaj theksoi se ishte shumë e rëndësishme që ekipi u rikthye të fitorja, pas disa rezultatesh negative radhazi.

“Ishte me rëndësi që të riktheheshim te fitorja. Kjo fitore ishte e të gjithë ekipit, që nga futbollistët, trajneri dhe i gjithë stafi i kombëtares”, u shpreh mesfushori.

Mesfushori nuk i dha aspak rëndësi “përplasjes” me Sadikun në fushë, duke e quajtur diçka normale në një ndeshje futbolli, ndërsa tregoi se objektivi i kombëtares është arritja e vendit të tretë.

Top Channel