Hysaj: I lumtur që ndihmoj shokët të shënojnë

11/06/2017 00:00

Elseid Hysaj ishte një nga futbollistët më të mirë në fushën e lojës, jo vetëm në mbrojtje, por edhe me asistin në golin e tretë, të shënuar nga Memushaj.

“Jam shumë i kënaqur për fitoren e sotme. Më vjen mirë që mund të ndihmoj ekipin edhe për të shënuar, ndonse jam një mbrojtës”, tha mbrojtësi shkodran.

Hysaj theksoi se ishte pikërisht angazhimi maksimal i kuqezinjve, çelësi i suksesit në takimin ndaj Izraelit.

“Sot u munduam dhe dhamë të gjithë 100 %, ën fushën e lojës. U angazhuam maksimalisht dhe kontrolluam lojën nga fillimi në fund”, u shpreh Hysaj.

Top Channel