Rafael Nadal triumfon në Roland Garros

11/06/2017 00:00

Rafael Nadal ka arritur të fitojë për herë të dhjetë në karrierë, turneun Roland Garros.

Tenisti spanjoll ka mposhtur me rezultatin 3-0 kundërshtarin e tij në finale, Stan ëaërinka.

Ndeshja finale e turneut zgjati rreth 2 orë e 5 minuta dhe pas kësaj fitoreje, Nadal rikthehet të jetë numri 2 i botës, në këtë sport.

“Roland Garros është një turne special për mua, është fusha që dua më shumë. E kam përgatitur mjaft mirë këtë turne, kjo falë edhe xhaxhait dhe trajnerit tim, Toni, pa të cilin nuk do të kisha fituar asnjë turne, e jo më dhjetë”, tha Nadal pas fitores.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel