Arrestohet i dashuri i Bobby Kristina Brown

11/06/2017 00:00

Nick Gordon, i cili ligjërisht është përgjegjës për vdekjen e të dashurës së tij Bobby Kristina Brown, u arrestua në Florida për rrëmbim dhe dhunim të të dashurës aktuale.

28-vjeçari është shoqëruar në komisariatin e Sanford në Florida, pas denoncimit të të dashurës së tij 26-vjeçare, Laura Leal.

Sipas raportit të arrestimit, Gordon ka goditur Leal në fytyrë dhe në kokë me grushta.  Leal ka rrëfyer para policëve se bashkë me Gordon ishin për të ngrënë në një restorant afër Laje Mary mbrëmjen e të premtes për të parë Game 4 të finaleve të NBA mes Cleveland Cavaliers dhe Golden State Warriors.

Pas lojës çifti u kthye në shtëpinë e tyre në Sanford, kur rreth mesnatës nisi debati mes tyre, që më pas degjeneroi në përdorimin e grushtave.

Top Channel