Ronaldo sërish baba…me binjakë

11/06/2017 00:00

Futbollisti i Realit të Madridit Cristiano Ronaldo ëshë bërë baba i dy binjakëve me nënë zëvendësuese.

Fëmijët, një djalë dhe një vajzë të quajtur Mateo dhe Eva, kanë lindur të enjten, sipas kanalit televiziv portugez SIC.

“Mateo dhe Eva, këta janë emrat e binjakëve të Cristiano Ronaldos. Ata kanë lindur nga një nënë zëvendësuese. Ky është jnë sekret që Cristiano Ronaldo nuk ia ka bërë të ditur ende pjesës tjetër të botës”, thotë kanali.

Në fakt televizioni nuk bën të ditur se ku janë fëmijët dhe nuk ka asnjë foto të tyre.

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga futbollisti apo agjentët e tij, por disa faqe portugeze dhe gazeta, përfshi edhe të përditshmen Correio de Manha, kanë folur mbi këtë lajm.

Një gazetë britanike raportoi në mars se Ronaldo është në pritje të dy binjakëve që ishin djem. Ronaldo, i cili tashmë është i lidhur me bukuroshen spanjolle Georgina Rodriguez, çuditi botën në korrik të 2010 kur bëri të ditur se ishte bërë baba. Cristiano Ronaldo Junior, i njohur si Cristianinho, tashmë është 6 vjeç.

Gjyshka krenare Dolores Aveiro ka treguar në një biografi të publikuar në korrik të 2014 në Portugali se ajo ka marrë djaloshin nga një spital privat në Florida.

Top Channel