Big Brother, drejt gjysmëfinales

11/06/2017 00:00

Shumë pranë finales së madhe, Big Brother vendosi të ketë dy të eleminuar. Elisona dhe Donald largohen me votën e publikut.

“Elisona dhe Donaldi”, bën të ditur Arbana.

Menjëherë pas kësaj ata vendosin të kenë edhe një pauzë, duke rrëfyer se lidhja e tyre nuk është në një moment të mirë.

Po ashtu Donald sqaron që video me momente intime që qarkullon në internet është e tij, por nuk është ai shpërndarësi.

“E kam ditur që para tre vjetësh që kjo video është hedhur dhe nuk e kam marrë vesh kurrë nga cili person mund të jetë hedhur ajo video”, tha Donaldi.

Lojën e la me votën e publikut edhe Elsamed.

“Te pjesa e lidhjes po më ka dëmtuar shumë. Dhe kam qënë i vetëdijshëm dhe e kam thënë që mund të jem në finale po nuk mund ta fitoj”, tha Elsamedi.

Në televotim shkojnë në çift Danieli dhe Fotini po ashtu edhe Ambra. Kjo e fundit është komentuar për rolin e saj provokues nga banorët e tjerë, sidomos nga Fiorentina, që vijon xhelozinë e saj.

“Ambra ka shumë provokime”, tha Fiorentina

“Nuk kam ca të bëj se nuk mund ti ndryshoj mendimin Fiorentinës”, iu përgjigj Ambra.

Shtëpinë si lider do ta kryesojnë sërish Lupçe dhe Katerina, kjo falë një loje në të cilën Katerina doli fituese, por javën e shkuar roli i tyre lider ka ngjallur debate.

Por ata kanë pasur një javë përvjetori që u shtoi vëmëndjen. Lidhja e tyre mbushi 9 vite dhe për këtë morën një video surprizë urimi nga të afërmit.

Para se të linin shtëpinë mesazhe surprizë ishin rezervuar për Elsamed nga vëllezërit në Angli dhe gjyshja e Elisonës.

Banorët janë sërish me 25 për qind të buxhetit. Ata nuk ja dolën të fitojnë provën e javës, sipas së cilës duhet të flisnin vetëm duke kënduar.

Donën gjatë spektaklit e vizitoi nëna e saj, duke i dhënë kurajo për vazhdimin e lojës. Ndërsa me opinionet e tyre gazetarët Fiodora Fiora dhe Ervin Kurti i dhanë të shtunës larmi mendimesh, të cilat po ashtu ngjallën reagim.

Top Channel