Arrestohet mësuesja e matematikës për marrëdhënie seksuale me 3 nxënës

10/06/2017 00:00

Një 25-vjeçare, mësuese matematike në një shkollë të mesme publikë në Karolinën e Veriut është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 3 nxënës të saj.

Erin McAuliffe është ndaluar nga policia ditën e enjte dhe tashmë mbi të rëndojnë 3 akuza. Për këtë rast, hetimet ishin nisur që në muajin maj, pas dyshimeve të ngritura nga zyrtarët e shkollës.

Policia mori në pyetje në lidhje me rastin disa zyrtarë të shkollës, por edhe nxënës të saj dhe doli në përfundimin se mësuesja i kryente takimet me nxënësit jashtë kampusit të shkollës ku mësojnë rreth 1300 nxënës.

Zyrtarët e policisë kanë bërë të ditur se dy nxënësit me të cilët dyshohet se mësuesja ka pasur marrëdhënie janë nga 17 vjeç, ndërsa një tjetër një vit më i vogël.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel