Të plotëfuqishmit e botës bëhen refugjatë (FOTO)

10/06/2017 00:00

Të braktisësh pozitat institucionale, protokollet dhe vizitat ndërkombëtare për t’u vënë në petkun e refugjatëve.

Kjo ndodh në pikturat e artistit sirian Abdalla Al Omari, të cilat janë ekspozuar në Dubai, me titullin “The Vulnerability Series”.

Artisti ka marrë liderët më të fuqishëm të botës, që nga Trump e Obama, deri tek Putin, Hollande e Merkel, duke i portretizuar si refugjatë që shtegtojnë për një jetë më të mirë, endacakë, apo të pastrehë.

FOTO GALERI
1/12
Në radhë me refugjatët Obama, Kim Jong un, Putin, Hollande, etj

Top Channel