Kështjella e Drakula-s, arinjtë frikësojnë turistët

10/06/2017 00:00

Ndërsa legjenda e Drakula-s zakonisht nuk arrin t’i mbajë larg turistët nga kështjella Poenari e përdorur nga “vampiri” i shekullit të 15-të, një arushë e madhe nënë protektive e tre këlyshëve po e bën këtë gjë me sukses.

Autoritetet rumune kanë ndaluar vizitat pasi turistët që ngjisnin 1480 shkallë për ta parë nga afër rrënojat e kështjellës janë ndeshur atje me kafshën dhe këlyshët e saj.

Autoritetet lokale thonë se Ministria e Ambientit i ka dhënë dritën jeshile për t’i kapur dhe zhvendosur 4 arinjtë, por ata ende nuk kanë vendosur se ku do t’i çojnë.

Policia fajëson turistët se lënë ushqim në zonë, duke joshur kafshët. Kështjella Poenari u përdor nga princi Vlad Tepes, i cili frymëzoi edhe personazhin e famshëm të Bram Stokerit në romanin Drakula.

Megjithatë atraksioni më i madh turistik është kështjella Bran në Transilvani, e cila lidhet më shumë me Vladin. Në 2014-n një politikan i lartë i rajonit të Transilvanisë i kërkoi ushtrisë të merrej me numrin në rritje të arinjve, pasi u shënuan raste të dëmtimit të pronave private.

Në Rumani jetojnë rreth 6 mijë arinj të murrmë, nga 1 mijë që ishin 50 vjet më parë. Ata përfaqesojnë 60 përqind të numrit europianë të arinjve.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel