NBA, James dhe Irving “ringjallin” Cavaliers-at

10/06/2017 00:00

Cleveland Cavaliers ndali vrullin e Golden State Warriors në Finalet e NBA.

Me një fitore bindëse 137-116 në ndeshjen e katërt, Cleveland mban gjallë shpresat dhe tashmë seria kryesohet 3-1 nga Warriors.

Edhe pse Cleveland duhet të fitojë 3 ndeshje radhazi për tu shpallur kampion, sfida e katërt tregoi se LeBron James me shokë janë në gjendje ta bëjnë këtë mrekulli.

Me 24 gjuajtje të sakta për 3 pikë nga 45 të tentuara, Cavaliers fituan falë 40 pikëve të Kyrie Irving dhe falë “triple-double” të LeBron James (31 pikë, 10 topa në tabelë dhe 11 asist).

Top Channel