Shpresat, afron debutimi në kualifikuese

09/06/2017 00:00

Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve vazhdoi përgatitjet për sfidën e parë kualifikuese për Europianin, që do ta përballë me një kundërshtar me kualitete si Estonia.

Më 12 qershor, formacioni i Shpresave të trajnerit Alban Bushi do të ketë dhe shërbimet e Seferit dhe Mustafës, dy lojtarët që dolën në konferencë për shtyp për të folur mbi 90 minutëshin e “Elbasan Arenës”.

Kombëtarja kuqezi e 21-vjeçarëve bën pjesë në grupin e dytë kualifikues për Europianin 2019, aty ku veç Estonisë ka edhe rivalë të tjerë të fortë, si përfaqësueset e Islandës, Irlandës së Veriut, Sllovakisë dhe Spanjës.

Top Channel