Rihanna edhe mësuese matematike!

09/06/2017 00:00

Rihanna është bërë pjesë e një ore mësime në lëndën e Matematikës në një klase në Malavi, gjatë një vizite në shtetin afrikan.

Këngëtarja ka udhëtuar drejt këtij shteti me organizatën e saj kundër varfërisë për të parë vështirësitë që fëmijët dhe mësuesit e shkollës hasin. Në një video të postuar në “Youtube”, Rihanna shihet teksa iu mëson fëmijëve matematikë duke kënduar.

“Dua shumë që ata të mësojnë me një vijë melodike”, ka thënë Rihanna. “Kjo është gjëja që pëlqej më shumë pasi fëmijët e mësojnë shumë shpejtë melodinë. Kështu që nëse e përdorni këtë si një mënyrë për të mësuar më mirë, mendoj se do të jetë një gjë e mrekullueshme”, shprehet Rihanna.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel