Ostapenko-Halep, finalja e femrave në Roland Garros

09/06/2017 00:00

Jelena Ostapenko dhe Simona Halep janë dy finalistet e turneut të dytë “grand slam” të vitit, Roland Garros.

Ostapenko festoi në mënyrën më të mirë të mundshme 20 vjetorin e saj të lindjes duke mundur në gjysmëfinale zviceranen Bascinsky 2-1 për t’u bërë e para teniste letoneze në histori që do të luajë në finalen e një turneu Grand Slam.

Ostapenko fitoi setin e parë me “tie break” 7-6, por Bascinsky barazoi gjithçka duke fituar të dytin 6-3. Në setin final, letonezja e mposhti sërish kundërshtaren e saj duke prerë biletën për në finalen e turneut parizien.

Me rezultatin 2-1 fitoi edhe Simona Halep ndaj Karolina Pliskova-s. Tenistja rumune arriti të mbyllë setin e parë në favorin e saj me rezultatin 6-4, por Pliskova iu kundërpërgjigj në të dytin duke e fituar 6-3 për ta çuar ndeshjen në set final.

Në këtë fraksion, Halep u shfaq superiore ndaj kundërshtares dhe e e fitoi atë 6-3. Për Halep kjo do të jetë hera e dytë që luan në finalen e Roland Garros pas asaj të vitit 2014 kur humbi kundrejt Maria Sharapova-s.

Top Channel