Kjo është këpuca e Grant! (VIDEO)

09/06/2017 00:00

Hugh Grant është një aktor mjaft i njohur për sharmin e tij. Së fundmi ai ka marrë pjesë në një traditë australiane, duke shijuar një natë me lojtarët e regbit të universitetit të Oxfordit.

Pamjet tregojnë se aktori i “Notting Hill” po performonte një “shoey”, një traditë që pi nga këpuca jote. Duket se ai po ia kalon mjaft mirë me lojtarët e regbi të shkollës që ka ndjekur edhe vetë. Është ndër të paktët aktorë që është parë të kryejë këtë traditë australiane, pas Gerard Butler.

Grant është baba i katër fëmijëve, dhe është një aktor mjaft i pëlqyer.

Top Channel