Mbyllet fushata në Kosovë

09/06/2017 00:00

Në Kosovë mbyllet sot fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme të së dielës, një proces që nisi menjeherë pas shpërberjes së Parlamentit,  ku me një mocion mosbesimi më 9 maj u rrëzua qeveria Mustafa, produkt i një koalicioni të vitit 2014 me Partinë Demokratike të Kosovës.

Tashmë të rigrupuar në koalicione të ndryshme, partitë kryesore mbyllin fushatën me tubime të mëdha. Në orën 15:00, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj mbyll fushatën për koalicionin PDK, AAK dhe Nisma për Kosovën. LDK-AKR-alternativa me kandidat Avdullah Hotin, në orën 17:00 dhe Albin Kurti me Vetëvendosjen në orën 21:00.

Heshtja elektorale nis më 23.59 minuta. Fushata elektorale u zhvillua me ritme të shpejta për shkak të kohëzgjatjes së shkurtër vetëm 10 ditë dhe në fokus pati zhvillimin  ekonomik.

Në listën përfundimtare të votuesve janë 1 milion e 872 mijë e 941 qytetarë me të drejtë vote.

Top Channel