Spalleti kthehet nga Kina: Nainggolan? Do ta mendoj

09/06/2017 00:00

Në pritje të firmës zyrtare, aventura e Luciano Spalletit në krye të Interit, duket se ka filluar. Trajneri italian sapo ka mbërritur në Itali, pas një udhëtimi në Kinë, ku u njoh nga afër më pronarin kinez të zikaltërve.

“Kam njohur një njeri karizmatik, që e di mjaft mirë se çfarë dëshiron. Ky udhëtim më bëri të kuptoj se Interi ka shumë tifozë, në çdo cep të botës dhe duhet t’i bëjmë të shikojnë shkëlqimin e këtij klubi”, tha Spalleti pas mbërritjes në Itali.

Më pas, trajneri i ri i Interit, foli edhe për planet e merkatos, ndërsa u ngacmua edhe për blerjet që po realizon klubi tjetër i Milanos.

“Nëse do të vijë Nainggolan?, Do ta mendoj. Jam në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e klubit, flasim ditë pas dite dhe orë pas ore, mbi rëndësinë e këtij klubi dhe përgjegjësitë e çuarjes para të një projekti. Sa i përket Milanit, nuk jam aspak i mërzitur, madje më vjen mirë që sfida do të jetë akoma më e bukur”, u shpreh Spalleti.

Luciano Spalleti pritet të marrë zyrtarisht drejtimin e klubit, brenda fillimit të javës tjetër, ndërsa sa i përket merkatos, do t’i duhet të presë deri më 30 qershor, ditë kur Interit pritet t’i hapet drita jeshile nga UEFA, për një merkato konkurruese.

Top Channel