Apartamentet “arkivol” të Hong-Kongut

08/06/2017 00:00

Hong-Kongu është një ndër zonat më të populluara në botë dhe megjithëse ritmet e rritjes së densitetit të banorëve ka rënë në krahasim me disa vite më parë, strehimi është një problem serioz për shtresa të caktuara të shoqërisë vendase.

Në rajonin Këun Tong jetojnë rreth 57 mijë banorë për kilometra katrorë dhe megjithë çmimet e kripura dhe madhësisë tmerrësisht të vogël të apartamenteve në disa zona, ky numër vazhdon të rritet.

Kjo ka bërë që gjithnjë e më shumë ndërtuesit të orientohen drejt atyre që njihen si “apartamentet arkivol”, madhësia e të cilave shkon nga 8 deri në 12 metër katrorë ku janë të gjitha, që nga dhoma e gjumit, kuzhina e deri tek banjoja.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel