Khloe mund të mos ngelet shtatzënë?!

08/06/2017 00:00

Khloe Kardashian ka frikë se nuk mund të ngelet shtatzënë pas një vizite te gjinekologu.

Ylli i “The keeping up with the Kardashians”, e cila aktualisht është lidhur me basketbollistin Tristan Thompson, ka bërë një eko tek doktori ku i tha se ka disa folikula që pengojnë vezoret.

E alarmuar Khloe thotë se nuk e priste të shkontë kështu vizita. “Çfarë mund të ndodhë nëse nuk ngelem shtatazënë?”, thotë ajo. Kjo vjen pasi 32-vjeçarja kishte deklaruar më herët se dëshironte të martohej dhe të kishte fëmijë me Tristan.

“Po, unë do e pranojë propozimin… nuk kam pasur ndonjëherë këtë lloj dashurie… më pëlqen të kem një familje. Kemi folur për këtë. Ai është baba, dhe e di se do të jetë një baba perfekt. Përfundimisht unë dua të bëhem nënë. Por nuk këmbëngul. Nuk është se po kalon ora. E ndjej në shpirt që do të ndodhë”, është shprehur Khloe.

Top Channel