Tmerri i Luftës së Dytë Botërore, i sjellë me ngjyra

08/06/2017 00:00

Lufta mes amerikanëve dhe japonezëve është risjellë me anë të një serie të jashtëzakonshme fotosh me ngjyra.

Fotot tregojnë burra që transportohen me barrelë në spital, rob lufte japonezë nëpër barka dhe ushtarë që luftojnë në Okinavë.

Në fotot e tjera, një grup ushtarësh qëndrojnë në brigjet e Taravës, ndërkohë që tregohen edhe trupat e vdekur të mbuluar me flamur amerikan.

Fotot janë sjellë nga elektriçisti 54-vjeçar Royston Leonard, nga Kardifi i Uellsit. Ai thotë: “Japonezët nuk dorëzoheshin kurrë dhe ishin betuar për luftë deri në vdekje. Kjo ishte ideja e tyre për të vdekur me dinjitet në betejë. Luftuan shumë për çdo pëllëmbë tokë të ishujve të tyre”.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel