“Rally Albania” në fazën kulmore

07/06/2017 00:00

Garat emocionuese të Rally Albania e braktisën shpejt monotoninë e kilometrave të parë me startin në rrethinat e kryeqytetit, duke kaluar tashmë në një fazë kulmore që po ravijëzon pretendentë.

Tek makinat në vecanti po verifikohet një garë e ashpër mes dy pilotëve shqiptarë Drini Shkreta dhe Renti Sina, i pari me një grintë të jashtëzakonshme dhe i dyti kampion në fuqi dhe rekordmen i turneut.

Etapa e dytë në rrethinat e Voskopojës ishte një kurth për navigimin, ndërsa ndalesa e tretë me një gjatësi 330 kilometra, ishte ashtu siç pritej një provë force që zhvendosi karvanin e garuesve drejt Sarandës.

Po në qytetin bregdetar do të zhvillohet dhe ndalesa e katërt, e shkurtër krahasuar me paraardhëset.

Tek  motorët u konfirmuan parashikimet e dominimit italian. Kristian Pastori aktualisht vazhdon të mbajë pas krahave të rikthyerin në Rally Albania, Ugo Filoza, ndërsa në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, por me diferencë nga dy të parët, gjendet Ricard Kej.

Top Channel