De Rossi mendon largimin, jo vetëm nga Italia

07/06/2017 00:00

Daniele De Rossi mund t’i japë lamtumirën përfaqësueses italiane pas Botërorit të Rusisë në vitin 2018. Mesfushori e bëri këtë deklaratë gjatë fazës së grumbullimit me “të kaltrit”.

“Roma dhe Italia janë familja ime, e nëse do të jetë e nevojshme do të jem gjithnjë në dispozicion të tyre. Por Botërori i Rusisë mund të jetë eksperienca ime e fundit me kombëtaren, ashtu sikurse edhe kontrata që kam tani mund të jetë e fundit me Romën. Është një mendim i sinqertë, këto dy histori duket se po shkojnë drejt fundit. Pas disa muajsh do jem 34 vjeç dhe jam i sigurtë se mund të jem një lojtar i fortë edhe për Botërorin që është pas një viti. Por kur e mendoj veten 37 vjeç, atëherë duhet të jem i ndërgjegjshëm dhe realist”, tha De Rossi.

De Rossi foli edhe për Luciano Spallettin, që do të marrë drejtimin e Interit sezonin e ardhshëm. Mesfushori italian theksoi se Spalletti është një trajner i mirë, por shpreson që te zikaltrit të mos shfaqet në nivelin maksimal, sepse Interi do jetë një ndër rivalët e Romës.

Top Channel