Instrumenti iku me erën (VIDEO)

07/06/2017 00:00

Një video gazmore ka kapur momentin e një djali të vogël i cili përpiqet të performojë në një recital muzikor pavarësisht faktit se kishte harruar instrumentin e tij.

Në video, vogëlushi nga Saratoga i Nju Jorkut, duket që imiton veprimet që duhet të luante mbi instrument, teksa shokët e tij i kanë me vete.

Në fakt duket si një detyrë e mërzitshme, por që djali ia doli mjaft mirë.

Videoja gazmore u xhirua nga motra e djalit, Aashna Belenje e cila postoi pamjet në Twitter.

Top Channel