E ardhmja, një rebus. Totti: Ende nuk i kam dhënë fund

06/06/2017 00:00

E ardhmja e Francesco Tottit është ende një rebus. Ish-kapiteni i Romës ka ende dyshime për të sqaruar mbi të ardhmen e tij.

A duhet të veshë fanellën e një tjetër skuadre, apo të varë këpucët në gozhdë për të vijuar karrierën si drejtues me verdhekuqtë?

Ish-numri 10 nuk ka vendosur ende, por duke folur për “Chi”, është shprehur se “për momentin po shijon periudhën e pushimeve me bashkëshorten Ilary, më pas do të shohë”.

“Nuk është e thënë që t’i kem dhënë fund futbollit të luajtur”, ka thënë legjenda e Romës.

Pak më shumë sesa një javë nga fjalimi përlotës në “Olimpico” për të përshëndetur për herë të fundit tifozët e Romës, sulmuesi duket se është ende në dilemë për të vendosur mbi të ardhmen e tij.

Top Channel