Vepra e Kristoforidhit, digjitalizohet “Gjahu i Malsorëvet”

06/06/2017 00:00

Jemi në 190 vjetorin e lindjes së babit të Gjuhës Shqipe, Kostandin Kristoforidhit. Ai është quajtur babi i Gjuhës Shqipe në periudhën e rilindjes.

Për shkak të botimit të psalmeve shqip, abetares, është i pari shqiptar që hartoi një gramatikë të gjuhës sonë. Kristoforidhi që ju përkushtua shkollës dhe arsimit shqip, sipas gjasave më të mëdha ka lindur 190 vjet më parë, ndërsa sot mund ta kemi në shtëpitë tona veprën e tij “Gjahu i Malsorëvet”, pas editimit digjital të bërë kësaj vepre nga Biblioteka Kombëtare.

Kristoforidhi pasi botoi abetaren, bëri përkthimet. Në 1882 botoi gramatikën. Pastaj punoi gjithë kohën për fjalorin dhe mendonte gjithë kohës që të botonte edhe libra të tjerë për përdorim në shkollë”, u shpreh studiuesi Xhevat Lloshi.

Përkthyesi, filologu dhe studiuesi që gatoi brumin e Gjuhës Shqipe, udhëtonte shpesh mes Izmirit, Stambollit e Maltës. Ndërmjet viteve 1865–1879, të vetmit libra shqip, që janë prodhuar dhe që kanë qarkulluar në Shqipëri, kanë qenë librat e Kostandin Kristoforidhit, botuar nën kujdesin e Shoqërisë Biblike Britanike dhe për Vendet e Huaja.

Unë tashmë kam  bërë gati për publikim të parën” Dhiatë të Re” në gegërisht”, thotë Xhevat Lloshi.

Krijesa, Të dalët, Psalmet, Pesë libra të Dhiatës së Vjetër, Historia e Shkrimit të Shenjtë dhe Katër katekizma janë katër librat e tij që janë ribotuar.

Në Bibliotekën Kombëtare ne këtë përvjetor qëndrojnë të ekspozuara disa nga botimet origjinale të Kristoforidhit.

Top Channel