Milani, i papërmbajtshëm. Vjen Rodriguez, gati Biglia

06/06/2017 00:00

Milani vazhdon me shpejtësi rrugën drejt ndërtimit të një ekipi konkurrues për sezonin e ardhshëm.

Pas blerjes së Musacchio dhe Kessie, kuqezinjtë kanë afruar një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për mbrojtësin zviceran Ricardo Rodriguez, i cili pritet që të mbërrijë sot në Milano dhe të kryejë vizitat mjekësore.

Kuqezinjtë do të paguajnë 15 milionë euro për mbrojtësin e krahut dhe 3 të tjera bonus, që lidhen me ecurinë e futbollistit dhe skuadrës në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, Milani duket shumë pranë një tjetër goditjeje në merkato, ndoshta më të madhes deri tani. Kuqezinjtë janë pranë nënshkrimit me kapitenin e Lazios, Lucas Biglia, të cilit i kanë ofruar nëj kontratë trevjeçare me 3 milionë euro në sezon.

Mesfushori argjentinas, së fundi ka refuzuar rinovimin e kontratës me bardhekaltrit, duke pranuar se është në kërkim të një tjetër aventure.

Kështu, ekipi i Montellës duket se po merr formë shumë shpejt, gjë që do ta ndihmojë trajnerin të vendosë ekuilibrat e duhura në fushë.

Top Channel