Parisi “pushtohet” nga dronët

05/06/2017 00:00

Rrugët e Parisit u bënë arena e radhës e kampionatit të dronëve. 36 pilotët më të talentuar shfaqën aftësitë e tyre në këtë garë, të mbajtur në qendër të kryeqytetit francez.

Një garë kjo që përfshinte kalimin e pengesave të shumta, mes të cilave ishte edhe një tunel prej 600 metrash i krijuar nën “Harkun e Triumfit”.

Gjermania rezultoi dominuese në këtë ndalesë të kampionatit të dronëve, pasi vendi i parë i takoi Niklas Solle, i skuadrës “Flyduino KISS Racing”, i ndjekur pikërisht nga shoku i tij Lucas Wahl.

Ndalesa e radhës për kampionatin e dronëve do të jetë në Austri, më 12-13 gusht, ndërkohë që ky aktivitet do të mbyllet më 3 dhjetor me garën e Berlinit.

Top Channel