Tina Knowles di si t’i kthejë fëmijët

05/06/2017 00:00

Beyonce dhe Solange nuk pëlqejnë zhurmat e fëmijëve të tyre tek Tina Knowles. Nëna e dy nga femrat më të famshme të botës tregon me shaka se si argëton nipin e mbesën.

Dhe bëhet fjalë për djalin 12 vjeç të Solange, Julez dhe Blue Ivy, vajzë 5-vjeçare të Beyonce. Ajo u ka blerë lodra që bëjnë zhurmë dhe daulle, si një hakmarrje ndaj vajzave të saj këngëtare.

“I nxis të kërkojnë çdo gjë, kështu më kthehen fëmijët e mi. Kjo është pjesa gazmore”, rrëfen Tina.  Ajo rrëfen se është e lumtur të ketë edhe më shumë nipër dhe mbesa, teksa Beyonce është në pritje të dy binjakëve me bashkëshortin Jay Z.

“Të jesh gjyshe është puna e dytë më e mirë në botë, pasi të qënit nënë është e para”, ka thënë Tina për një revistë në Beverly Hills.

Top Channel