Hysaj: Për Europianin dhamë shpirtin, na mungon agresiviteti

04/06/2017 00:00

Po ashtu si edhe kapiteni Mavraj edhe Hysaj është i mendimit se Shqipërisë i mungon agresiviteti i shfaqur në eliminatoret e Europianit.

“Duhet të kthehemi me mentalitetin që kishin në eliminatoret e Europianit të Francës dhe gjatë tij. Ne kemi dhënë shpirtin në ato ndeshje”, thotë Hysaj.

I pyetur nëse skuadrës i mungon lideri pas largimit të Lorikut, Hysaj nuk ka një përgjigje për këtë. Sa i përket konkretisht ndeshjes miqësore ndaj Luksemburgut, ai thotë se fitorja mund të ishte arritur shumë lehtë nëse do të ishin shfrytëzuar rastet e shumta për shënim. Ndërsa për të me faj është edhe arbitri. “Na mohoi dy penallti”, thotë Hysaj.

Top Channel