Mavraj: Faji i lojtarëve, nuk po japim maksimumin

04/06/2017 00:00

Për Mavrajn, i gjithë faji për humbjen ndaj Luksemburgut, por për të gjitha ndeshjet ku kombëtarja është paraqitur dobët pas Europianit, është i futbollistëve.

“Nëse ne nuk japim 100 përqind në çdo ndeshje atëherë rrezikojmë gjithmonë për të humbur. Ky është problemi i skuadrave të vogla që kur arrijnë një synim, sikur 1 përqind më pak të japin rezultatet nuk janë të mira”, shprehet Mavraj.

Ai thotë se të gjithë lojtarët, duke filluar që nga ai, duhet të pyesin veten nëse kanë dhënë maksimumin në fushën e lojës.

Për sa i përket konkretisht rezultatit ndaj Luksemburgut, Mavraj thotë se ndikuan disa faktorë. “Kemi krijuar raste ndaj një skuadre që luante mbrapa. Kishim mundësi ta mbyllnim ndeshjen. Pjesën e parë kemi krijuar raste dhe nuk jemi rrezikuar mbrapa. Na ka munguar cilësia sot në përgjithësi. Jemi të lodhur, të fokusuar të Izraeli. Pastaj çdo lojtar nuk ka dhënë më të mirën sot”, tha Mavraj.

Në fund, ai u shpreh se ndaj Izraelit do të jetë një kombëtare krejtësisht tjetër, por kjo mbetet për t’u parë.

Top Channel