Cikalleshi: Keqardhje, por ishte ndeshje testuese

04/06/2017 00:00

Sokol Cikalleshi duket se nuk i ka dhënë rëndësi humbjes së kombëtares tonë në Luksemburg.

Sulmuesi kavajas theksoi se kjo ishte thjesht një ndeshje miqësore, ku trajneri duhet të provonte skemat dhe vendosjen e lojtarëve në fushë.

“Na vjen keq që humbëm, që më tepër ndaj Luksemburgut. Gjithsesi kjo ishte thjesht një ndeshje miqësore, ku trajneri provoi skema te ndryshme, ndaj nuk duhet t’a bëjmë dramë”, tha Cikalleshi.

Top Channel