Starton Rally Albania, spektakël në thuajse 2000 km

04/06/2017 00:00

Do të përshkojnë thuajse 2 mijë kilometra anembanë kufijve administrativë të Shqipërisë, në një garë që ndërthur sportin dhe turizmin.

Rally Albania mori jetë këtë të dielë, me startin emocionues në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, aty ku qindra garues, me makina dhe motorë të ardhur në ditët e fundit, nisën provën e vështirë dhe sfilitëse, që mbyllet në 10 qershor.

Etapa e parë prolog prej 110 kilometrash, vendos vetëm rendin e nisjes, por e hëna drejt Korçës do të jetë një provë force për ata që do të synojnë podiumin.

Do të garohet specifikisht në 4 kategori, makina, motorë, Quad dhe SSV, ku në tre disiplinat e fundit mbizotërojnë dukshëm pilotët e huaj.

Kampioni në fuqi te makinat, Renti Sina  është favorit edhe për edicionin numër 13 të Rally Albania, ndërsa tek motorët pritet, ashtu si në vitet e fundit, një hegjemoni e pilotëve italianë.

Pas Korçës dhe Voskopojës, garuesit do të qëndrojnë për disa ditë në Sarandë, deri në rikthimin triumfator në kryeqytet.

Top Channel