Mesazh për Donald Trump nga Parisi

04/06/2017 00:00

Në kryeqytetin francez u hap “Biodiversity Earth”, një ekspozitë bujqësore 10 metra katrorë, e konceptuar nga artisti Gad Weil, në afërsi të “Harkut të Triumfit”.

Deri më 5 qershor, publiku do të mund të endet nëpër një zonë këmbësorësh, duke shijuar tapetet e luleve të egra, kopshtet e perimeve dhe fermat e kafshëve.

Weil tha se qëllimi i kësaj pune është që t’i dërgohet një mesazh kolektiv presidentit amerikan, Donald Trump, se vendimi i tij për ta tërhequr vendin nga marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike ishte një gabim i tmerrshëm.

“Sa më shumë që parizienët, francezët dhe turistët vijnë këtu, aq më i fortë do të jetë mesazhi ndaj presidentit amerikan: Keni bërë një gabim të tmerrshëm! Njerëzit nga e gjithë bota e duan marrëveshjen e Parisit”, tha autori i ekspozitës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur tashmë se do ta tërheqë vendin nga marrëveshja historike globale për luftën ndaj ndryshimeve klimatike, duke nxitur zemërimin dhe një valë dënimesh nga udhëheqësit botërorë dhe krerë të industrisë.

Top Channel