Pirlo “karikon” shokët te Juventusi: Fitoni edhe për mua

03/06/2017 00:00

“Nuk do të jem në fushë me ju, por jam tifozi i parë i juaji. Fitoni edhe për mua”, kështu e ka nisur mesazhin në mbështetje të shokëve të tij te Juventusi Andrea Pirlo, në prag të fnales së madhe të Kardifit ndaj Realit të Madridit mbrëmjen e sotme.

Dy vite më parë, Pirlo ishte pjesë e Juventusit në finalen e humbur 1-3 ndaj Barcelonës, por tashmë ai është pjesë e New York City në SHBA. “Për fat të keq, unë nuk kam mundësi të jemi me ta në këtë ndeshje, por jam shumë i lumtur për ta”.

Ai thotë se nuk është befasuar aspak me arritjen e Juventusit në këtë finale. “Për ta nuk ka qenë e lehtë, por unë nuk jam befasuar me këtë arritje. Reali është një skuadër e madhe, por nëse Juventusi do të luajë ashtu si ai di të luajë, atëherë do të triumfojë”.

Top Channel