Pas 6 vitesh pritjeje te gjate “Piratet e Karaibeve” kanë mbushur sërish sallat e kinemave në mbarë botën që prej disa ditësh dhe duket se ky film as ka ndërmend të zbresë në vendin e dyte të filmave më të ndjekur edhe për ditët në vijim.

Erërat e fatkeqësisë në këtë seri do të fryjnë edhe më fort për Kapitenin Jack Sparrow,  kur fantazmat e piratëve të vdekur në bashkëpunim me armikun e tij të vjetër Kapitenin e tmerrshëm Salazar, të arratisur nga Trekëndëshi i Djallit, do të përpiqen të vrasin të gjithë piratët e detërave, duke përfshirë edhe atë vetë.  E vetmja shpresë e Kapitenit Sparrow do të jetë kërkimi i  Sfurkut të Poseidonit, i cili i jep zotëruesit të tij fuqi të pakontrolluar mbi detin.

Dwayne Johnson dhe heronjtë e premierës së re “Baywatch,” po përpiqen me të gjitha forcat t’i afrohen arkëtimeve të “Piratëve të Karaibeve”, por duket se është një mund i kotë. As vajzat joshëse të “Baywhatch” nuk kanë mundur të ndalin suksesin e piratëve Johnny Depp, Geoffrey Rush e Javier Bardem, në prodhimin me efekte 3D të Walt Disney-t, i cili ka arkëtuar më shumë se 390 mln dollarë në “boxoffice” deri më tani.

Katër seritë e para të sagës së aventurave detare kanë mbledhur rreth 2.45 miliardë dollarë, shifër e cila do të vijojë të rritet deri në fund të projeksioneve të “Piratëve të Karaibeve 5”.

Top Channel