Modelja italiane parashikon finalen e Champions

03/06/2017 00:00

Juventus dhe Real Madrid janë gati të përjetojnë mbrëmjen më të rëndësishme të sezonit. Në Kardifit do të diskutohet finalja e Champions League.

Figura të njohura të botës së sportit kanë bërë parashikimet e tyre për këtë superndeshje, por ata nuk kanë qenë të vetmit.

Futbolli është sporti më popullor në botë dhe sigurisht që vëmendja në këtë duel është shumë e madhe, duke përfshirë edhe shumë figura të showbiz.

Modelja italiane, Claudia Romani, e cila njihet si një tifoze e flaktë e Milanin, nuk ka hezituar të bëjë një parashikim për këtë finale, edhe pse ekipi i saj i zemrës nuk mori fare pjesë në këtë kompeticion.

Me anë të një postimi në profilet e saj në rrjetet sociale, ajo ka parashikuar një fitore 2-1 të bardhezinjve duke e paraqitur rezultatin me një mënyrë të veçantë. Mbetet për t’u parë sa e saktë do të jetë modelja.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel