“Roland Garros 2017”, Djokovic e Nadal vijojnë rrugëtimin

03/06/2017 00:00

Emrat më të rëndësishëm të tenisit botëror u kualifikuan për në 1/8 e finaleve të turneut Grand Slam, Roland Garros.

Novak Djokovic vuajti më shumë nga sa u mendua në përballjen me argjentinasin Shwartzman të cilin e mposhti në 5 sete. Djokovic e humbi setin e parë 7-5 edhe pse e kryesoi atë deri në 4-1. Por tenisti serb barazoi gjithçka duket fituar setin e dytë 6-3. Shwartzman iu përgjigj sërish Djokovic duke fituar setin e tretë 6-3. Djokovic u duk në vështirësi, por numri 2 i botës diti të dalë mjaft mirë nga situata ku u ndodh duke dominuar setin e katërt dhe të pestë të cilët i fitoi me të njëjtin rezultat 6-1.

Rafael Nadal e ktheu në një seancë stërvitore sfidën me gjeorgjianin Nicoloz Basilashvili teksa e shkatërroi totalisht atë.

Ndeshja pati vetëm një drejtim, me spanjollin që mbylli të gjitha llogaritë në vetëm 1 orë e 30 minuta lojë për t’i lënë kundërshtarit të fitojë vetëm 1 game në të gjithë takimin me setet që i mbylli 6-0;6-1;6-0 duke i dhënë vetes më shumë kohë për të festuar 31 vjetorin e tij të lindjes.

Nadal në total deri tani ka humbur vetëm 15 ‘game’ duke thyer rekordin e tij të vitit 2012 kur në 3 raundet e parë humbi 17 game.

Top Channel