Milani nxiton për Morata-n, plani B Aubameyang-Belotti

03/06/2017 00:00

Pasi zyrtarizuan një ditë më parë transferimin nga Atalanta të Kessie, drejtuesit kuqezinj duken të vendosur për të mbyllur sa më parë edhe transferimin e Alvaro Morata.

Fassone dhe Mirabelli janë gati për një lëvizje në Madrid për të mbyllur marrëveshjen me drejtuesit e Los Blanco-s, si dhe me lojtarin që pak ditë më parë u shpreh i gatshëm të transferoj në Milano.

Mediat italiane shkruajnë se Milani do t’i ofrojë 60 milionë euro Realit, ndërsa për lojtarin 7.5 milionë euro në sezon.

Për edhe në rast të mos bindjes së madrilenëve, drejtuesit kuqezinj do të kalojnë te Pierre-Emerick Aubameyang ose Belotti i Torinos, dy alternativa të tjera për sulmin kuqezi, që këtë sezon duket se do t’i kthehet niveleve të larta.

Top Channel