Superkupa Europiane 2019, FSHF çon dosjen e aplikimit në UEFA

03/06/2017 00:00

Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizon kandidaturën e saj për të pritur Superkupën e Europës të vitit 2019 në “Arenën Kombëtare”.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, qeveria e futbollit shqiptar beri të ditur se ka çuar në zyrat e UEFA dosjen e aplikimit për të organizuar këtë eveniment.

FSHF bën të ditur se të gjitha institucionet e interesuara i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së saj për bashkëpunim dhe këtu përmendin Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Bashkinë e Tiranës, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, atë të Doganave etj.

Këto institucione kontribuuan në plotësimin e kërkesave të UEFAS për organizimin e mbarëvajtjes së Superkupës së Europës. Në komunikatën e FSHF theksohet se një rol vendimtar në këtë plotësimin e kësaj dosjeje ka luajtur edhe kryeministria. Vendimin përfundimtar për vendin që do të presë Superkupën e Europës në 2019 do ta marrë Komiteti Ekzekutiv i UEFA në muajin shtator.

Top Channel