Një maturante dhe babai i saj janë bërë të famshme në internet me disa foto prekëse të babait që ecën përkrah vajzës në ditën e saj të parë të shkollës, dhe në ditën e fundit.

Brittany Gayler, 18-vjeçarja nga Texas, ka postuar të dyja fotot në llogarinë e saj në Twitter. E fundit regon të atin që e shoqëron në ditën e fundit të shkollës.

Kjo foto imiton atë të fëmijërisë, ku Jason ecën përkrah 5-vjeçares Brittany në ditën e saj të parë të parashkollorit, 13 vjet më parë.

Jason ishte frymëzuar nga fotoja e atëhershme dhe vendosi ta realizojë sërish në ditën e fundit të shkollës për Brittany.

“Ishte mjaft emocionuese”, rrëfen ai për BuzzFeed News gjithë këtë kohë, për të cilën “ka mbajtur lotët”.

Brittany u prek nga ky gjest, megjithëse pak në siklet. “Unë kam qënë gjithmonë mirënjohëse prindërve të mi që kanë qënë gjithmonë për mua”, thotë ajo.

Postimi i Brittany mori më shumë se 45 mijë klikime dhe ka marrë me dhjetëra komente emocionale.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel