Kubanët përgatiten për një koncert të rrallë homazh në nder të “Beatles”-ave, i cili do të mbahet në sheshin “John Lennon” të kryeqytetit Havana, ku u kremtua 50-vjetori i albumit “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band”, por edhe vet leja për të dëgjuar në ishull muzikën dikur të ndaluar të grupit legjendar britanik.

Mes personave të mbledhur për shfaqjen, që përfshinte 7 grupe muzikore kombëtare, ishte edhe Aleyda Rodriguez. Ajo ka një detyrë të veçantë: të kujdeset për syzet e statujës tejet popullore të John Lennonit.

Rodriguez është shumë krenare për punën e saj, të cilës i përkushtohet 11 deri në 12 orë në ditë. Gjatë natës, syzet i merr me vete.

“Ma ngarkuan mua këtë detyrë, si person në moshë dhe më e përgjegjshmë, në mënyrë që askush të mos i marrë syzet. Kujdesem shumë për to dhe në fund të ditës i çoj në shtëpi”, tha Aleyda Rodriguez.

Pas Revolucionit të vitit 1959, që solli në pushtet Fidel Castron, Kuba e ndaloi në radio dhe televizion muzikën e artistëve apo grupeve të tilla si “Rolling Stones”, “Beatles” dhe Elvis Presley.

Castro, megjithatë, e tërhoqi më vonë një censurë të tillë, e mori pjesë edhe vet në momentin e vendosjes së statujës së Lennonit në kryeqytet, 8 dhjetorin e vitit 2000, datë kjo që përkonte me 20-vjetorin e vdekjes së këngëtarit të madh.

Top Channel