Mayweather vs. McGregor, sfida e 1 mld usd, në shtator!

02/06/2017 00:00

Ndeshja e shumëpërfolur mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor duket se do të zhvillohet më në fund.

Ai që e zbuloi këtë ishte  boksieri Abner Lloveras, i cili këtë të enjte bëri të ditur se ky duel do të mbahet në muajin shtator. Prej kohësh po flitej për këtë ndeshje që ka ngjallur kuriozitetin më të madh edhe për faktin se do të jetë një përballje mes dy sportisteve që vijnë nga disiplina të ndryshme.

Si Mayweather ashtu dhe McGregor në këtë moment janë dy figurat më mediatike të ringut dhe për këtë arsye në SHBA sfida mes tyre është pagëzuar si përballja e 1 miliardë dollarëve.

Për sa i përket datës së saktë të këtij superdueli që është parashikuar të zhvillohet në “MGM”  të Las Vegasit, ende nuk ka asnjë konfirmim edhe pse zërat flasin për 16 shtatorin.

Top Channel