U21, Shqipëri-Francë të hënën në “Selman Stërmasi”, hyrja falas

02/06/2017 00:00

Kombëtarja e 21-vjeçarëve, e drejtuar nga Alban Bushi, do të masë forcat në një ndeshje miqësore ndaj Francës ditën e hënë, para ndeshjes eliminatore ndaj Estonisë një javë më pas.

Një ditë më parë, Alban Bushi bëri publik edhe formacionin, ndërsa ditën e sotme Federata njofton se ndeshja do të zhvillohet të hënën në orën 21:00, në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe hyrja për tifozët do të jetë falas.

Ndeshja ndaj Francës pritet të jetë e vështirë për Shpresat, duke parë nivelin e lojtarëve francezë, megjithatë, ajo do t’i shërbejë trajnerit për ndeshjen e datës 12 ndaj Estonisë, e cila do të jetë e para për këto eliminatore.

 
Lista

Portierë
Elhan Kastrati (Teuta), Gentian Selamin (Laçi)

Mbrojtës
Ardit Toli (Olimpiakos U-20), Bardhec Bytyqi (Alborg),
Leonardo Maloku (Peskara), Marlind Nuri (Tirana), Shaqir Tafa
(Palermo), Arijan Qollaku (Grasshopers), Irlian Ceka (Lacio Primaver),
Albi Doka (Tirana), Ardit Krymi (Vllaznia)
Mesfushorë
Emanuele Ndoj (Breshia), Taulan Seferi ( Jang Bojs),
Elvir Maloku (Aek), Keidi Bare (Atletiko Madrid), Sherif Kallaku
(Kremoneze U-19), Qazim Laçi (Levadiakos), Endri Çekiçi (Lokomotiva
Zagreb), Kristal Abazaj (Luftëtari), Ylber Ramadani (Partizani)
Frederiko Zenuni (Tutokuoio)
Sulmues
Fiorin Durmishaj (Lamia), Grent Halili (Tirana), Valdrin
Mustafa (Kaiserslauten U-19), Rubin Hebaj (Vllaznia)

Top Channel