Ireland Baldwin, një mesazh për ata që e urrejnë

02/06/2017 00:00

Ireland Baldwin ka postuar një sërë fotosh ku pozon me të brendshme në Instagram.

Vajza e Alec duket një modele mjaft e kërkuar ku tregon format e saj me lloje të ndryshme të brendshmesh.

Por ditën tjetër ajo shfaqet mjaft e mërzitur, nga dikush që ka komentuar ashpër për të. “Unë kjo jam, ose rri ose ik. Nuk do të turpërohem nga trupi im për të qënë e zbehtë apo jo shumë e hollë”, e ka nisur ajo postimin e saj të ri.

“Nuk do të kaloj kohë duke redaktuar fotot e mia autentike. Nuk do të shaj veten time që nuk dukem si dikush tjetër. Shumicën e ditëve jam e vetëndërgjegjshme, por sot i dua format e mia. Trupi juaj duhet të trajtohet me dinjitetin dhe respektin që meriton”, vijon më pas mesazhi i Ireland.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel