Renditja e FIFA-s, Shqipëria në vendnumëro

01/06/2017 00:00

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbetur në vendnumëro në renditjen e FIFA-s të publikuar për muajin e fundit. Qeveria e futbollit botëror e ka mbajtur ekipin kuqezi forcën numër 66 globale në sportin më popullor, i njëjti pozicion me muajin paraardhës, për shkak të mungesës së impenjimeve, qofshin këto eliminatore apo miqësore.

Në program këtë muaj për përfaqësuesen e Xhani De Biazit është ndeshja miqësore në Luksemburg në 5 qershor dhe kualifikuesja për botërorin në Izrael në 11 qershor në stadiumin e Haifas. Kjo transfertë do të vendosë shumë mbi fatet e Shqipërisë në grup.
 
Ndërkohë në renditjen e re, Kosova zë vendin e 173-të me 112 pikë, duke humbur një pozicion nga renditja e muajit të kaluar. Skuadra e përzgjedhësit Albert Bunjaku më 11 qershor do të luajë ndeshjen e radhës kundër Turqisë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në orën 20:45 dhe do të ketë mundësi për ta përmirësuar klasifikimin në muajin e ardhshëm.

Në diskutimin për podiumin, Brazili është skuadra që kryeson, menjëherë pas tij vjen Argjentina, ndërsa në të tretin është Kombëtarja e Gjermane.

Top Channel