Real Madrid, 115 milionë euro për Hazard

01/06/2017 00:00

Reali i Madridit nuk ka ndërmend aspak të heqë dorë nga Eden Hazard, pavarësisht deklaratave të belgut për besnikëri ndaj Chelsea.

Sipas asaj që publikohet në median britanike, drejtuesit e klubit “merengues” janë gati të bëjnë çmenduri për të bindur Hazard që të transferohet në Madrid. Është tabloidi “The Sun” ai që flet për një ofertë marramendëse të “Los Blancos” në zyrat e “Bluve” të Londrës për të siguruar kartonin e Hazard dhe bëhet fjalë për shifrën prej 115 milionë eurosh, që do të tundonte shumëkënd.

Është një transferim që nëse realizohet do të vendosë një rekord të ri në historinë e futbollit, duke thyer atë të Paul Pogba, për të cilin Manchester United derdhi në arkat e Juventusit verën e kaluar plot 105 milionë euro.

Top Channel