Hoxhaj: Vuçiç si parardhësit, përçon sinjale negative për rajonin

31/05/2017 00:00

Pas betimit të Aleksandar Vuçiç si president dhe zotimit se Serbia nuk do të heqë kurrë dorë nga Kosova, reagoi ministri i Jashtëm kosovar Enver Hoxhaj.

“Vuçic nuk është vetëm gënjeshtar, por ai gjithashtu po përçon sinjale negative për rajonin duke përdorur retoriken e njëjte ndaj Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, Vuçiç nuk ka ndryshuar aspak nga parardhësit e tij, por Kosova nuk ka qenë kurrë pjesë e Serbisë dhe as nuk do të jetë.

Top Channel