Berisha s’largohet nga Atalanta

31/05/2017 00:00

Etrit Berisha do të sakrifikojë edhe diçka nga pretendimet ekonomike vetëm për të qëndruar në Bergamo, te skuadra ku kontribuoi për rikthimin në kupat europiane.

Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit që në fundin e sezonit ka qenë temë aktuale në ekipin e Serisë A, mori një konfirmim direkt nga drejtori teknik i Atalantës, Xhovani artori.

“Etriti ishte protagonist i një sezoni shumë të mirë dhe ne jemi të kënaqur me paraqitjet e tij, ashtu siç mendojmë se është dhe vetë portieri. Tek Atalanta luajti për një kampionat të tërë dhe arritëm në vendin e katërt, por ende nuk kemi folur me Lacion për Berishën. E kemi lënë për javën e ardhshme pasi sezoni ka pak që ka përfunduar” tha drejtori i Atalantës për gardianin kuqezi.

Lacio kërkoi fillimisht 7 milionë euro për portierin, ashtu siç kishte specifikuar në klauzolë, por me këtë çmim Atalanta nuk ka blerë kurrë një portier në histori.

Duket se ekipi verior i uli shpejt pretendimet dhe mund të kënaqet edhe me 4 milionë për t’u privuar nga një rezervë luksi si Berisha. Synimi i portierit kosovar për të qëndruar tek Atalanta u konfirmua dhe nga agjenti i lojtarit.

Top Channel