Nga Afrika: Kessie nuk është 20 vjeç dhe Milani e zbuloi

31/05/2017 00:00

Ishte një ndër protagonistët kryesorë të një sezoni fantastik të Atalantës dhe falë kontributetit të tij në mesfushë, bergamaskët arritën të siguronin pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Dhe paraqitjet e Franck Kessie tërhoqën vëmendjen e një sërë klubesh të rëndësishme në Europë, por Milani u tregua më i shkathti duke gjetur gjuhën e marrëveshjes me Atalantën dhe vetë lojtarin. Sipas kësaj marrëveshjeje, në arkën e bergamaskëve do të kalojnë 28 milionë euro, plus bonuse të tjera në varësi të sukseseve, ndërsa paga e lojtarit mbetet për t’u zbardhur.

Të martën, Kessie u paraqit në Milano për të kryer vizitat mjekësore, por pak më vonë vetë klubi kuqezi njoftoi shtyrjen e këtyre vizitave.

Kjo bëri në në disa media të hamendësohej se në fakt Milani ka zbuluar moshën e vërtetë të lojtarit. Burimi i lajmit mbërin nga “Afrique Press” dhe në të thuhet se mesfushori nga Bregu i Fildishtë në fakt nuk është 20 vjeç, ashtu si është në dokumenta, por shumë më shumë.

Vetë kjo gazetë kujton një tjetër rast të vënies në dyshim të moshës së Kessiet. Bëhet fjalë për vitin 2013, ku ishte në formacionin e skuadër U17 të Bregut të Fildishtë që u shpall kampione e Afrikës.

Gjithsesi e gjithë kjo duket se ka qenë një spekulim dhe të mërkurën Milani njoftoi përfundimin e vizitave mjekësore të lojtarit dhe gjithçka është në rregull.

Top Channel