“Kur luante Butrinti”, ceremoni përkujtimore e Butrintit në volejboll

31/05/2017 00:00

Saranda ka përkujtuar në një ceremoni të veçantë historinë e volejbollit të qytetit bregdetar ndër vite, duke shfaqur dokumentarin “Kur luante Butrinti”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin emra të rëndësishëm të skuadrës së Butrintit, familjarët e tyre dhe autoritetet lokale.

Skenaristi dhe autori i këtij dokumentari, Xhorxhi Vasili solli në vëmendje të pjesëmarrësve rëndësinë që ka e kaluara e këtij sporti, që sipas tij mund t’i shërbejë ringritjes së ekipeve të reja, duke nisur me sportin në shkolla.

Më pas, fjalën e morën volejbollistë veteranë, që sollën kujtimet dhe mbresat e tyre nga ato vite. Ngjarjen e përshëndeti edhe kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, e cila shprehu mirënjohjen për vlerën që i kanë dhënë qytetit këta sportistë të shkëlqyer.

Ceremonia u mbyll me shpërndarjen e medaljeve dhe certifikatave të mirënjohjes për trajnerët e ekipeve të të rinjve, ish-trajnerë e volejbollistë që nuk jetojnë më.

Top Channel