“Shullazi” kërkon dëshmitarë, thirren Tahiri, Çako, Nikolla, Kule e Koni

30/05/2017 00:00

Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi gjykatës të thërrasë 38 dëshmitarë në gjyqin kundër Emiliano Shullazit dhe 4 të akuzuarve të tjerë.

Mes dëshmitarëve është edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako si edhe rektori Mynyr Koni e Dhori Kule.

Gjithashtu u kërkua të dëgjohet edhe dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur, Ylvi Beqja, i cili prej muajsh po ruhet nga forcat e policisë së bashku me familjarët e tij.

Prokurorja tha se 39-vjeçari Shullazi ka krijuar grupin e strukturuar kriminal me pjesëmarrës në të Blerim Shullazin, Gilmando Dani, Endri Qyqa dhe Endri Zela.

Mes kërcënimeve të grupit që përfitonte përmes gjobëvënieve, do të dëshmohet edhe për kërcënimin e kandidatit për rektor Mynyr Koni dhe kanosjen e ish-rektorit, Dhori Kule.

Top Channel